Connect with us

Lajme

Peci nuk ndalet, edhe këtë të diel i inspekton arat

Publikuar

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, këtë të diel ka dalë në terren në qytetin e Ferizajt, ku bashkë me inspektorët ka parë nga afër ecurinë e inspektimeve për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se objektivat që i vendosën në fillim të mandatit, siç thotë i tejkaluan në gjysmë të tij, dhe se tani po hapin rrugë të reja drejt sigurimit të mirëqënies së fermerëve.

Postimi i tij:

🕵♂100% kontrolla në teren për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023!

🍀Në vitin rekord të të mbjellave që nga paslufta, vendosim dhe një rekord tjetër; atë të kontrollës në teren deri 100%!

Sot, pashë nga afër ecurinë e inspektimeve, bashkë me inspektorët e AZHB-së në komunën e Ferizajt.

☀Kemi dëshmuar se përmes qeverisjes sonë, cak kemi vetëm bujkun që ia bën mundin tokës së tij.

🚜Përmes punës sonë, vazhdojmë çdo ditë me synimin e vetëm; për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

👨‍🌾E bëmë më të lehtë aplikimin për subvencione duke i thjeshtësuar në tërësi procedurat!
💚Vendosëm meritokracinë, parim ky i cili është udhëzues i përditshëm në rrugën për avancim të sektorit.

🥩Rritëm përkrahjen për të gjitha kulturat bujqësore, blegtorale e pemëtare!

🌻Objektivat që i vendosëm në fillim të mandatit; i tejkaluam në gjysmë të tij e kështu po hapim rrugë të reja drejt sigurimit të mirëqënies së fermerëve!

👨‍🌾🤝🇽🇰Afër prodhuesve vendorë!

NA NDIQ NË FACEBOOK