Connect with us

Kosovë

Pamje nga përleshja ku u përfshi pjesëtari i Policisë dhe djali i tij në Gjakovë

Publikuar

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Pashuk Pepaj, dyshohet se bashkë me djalin e tij, Shelbim Pepaj, janë përfshirë në një incident mbrëmjen e së hënës në rrugën ‘Ganimete Tërbeshi’ në Gjakovë, ku kanë sulmuar fizikisht dy persona,

Media ka siguruar pamjet ekskluzive nga rrahja, ku shihen Pashuku dhe Shelbimi teksa godasin brutalisht viktimën në ambientet e një lokali.

Pepaj është pjesë e stafit civil në drejtorinë e Policisë Kufitare dhe asistent i drejtorit Nexhmi Krasniqi.

closevolume_off
Pashuku dhe Shelbimi, me vendim të Gjykatës Themelore në Gjakovë tashmë janë dërguar në paraburgim.

Ndryshe, ata po hetohen nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

NA NDIQ NË FACEBOOK