Connect with us

Bota

Nxënësi i klasës së 7 vret rojën, plagosë pesë fëmijë të tjerë

Publikuar

Një nxënës i shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit ka vrarë me armë zjarri rojën e shkollës, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të nxënësve të tjerë të shkollës.

Siç shkruan “Danas”, shumë forca policore kanë rrethuar shkollën në mëngjesin e së mërkurës, ndërsa nxënësit janë larguar nga ambientet.

Sipas raportimeve të para, roja është vrarë ndërsa lëndime serioze ka marrë edhe një mësimdhënës. Ka edhe të tjerë të lënduar.

Është raportuar se 14-vjeçari kishte marrë armën e babait të vet për të kryer veprat. Ai është arrestuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK