Connect with us

Lajme

Njësia e Kundër Terrorizmit arreston një person, i gjen armë dhe shumë fishekë

Publikuar

Drejtoria Kundër Terrorizmit, ka arrestuar sot një person të dyshuar me inicialet M.L.

Prokuroria Speciale njofton se i njëjti është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialëve plasëse’’, ’Mbajtja në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armëve’’, ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’.

“Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar: një pushkë automatike, dymbëdhjetë fishekë AK-47, dyqind e pesë fishekë të armës së gjatë, një karikator i armës AK-47, një kondakt – druri dhe një telefon si dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Insajderi.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, i dyshuari ndalohet në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK