Connect with us

Kosovë

Një lokal në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Publikuar

Një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 21:15.

Sipas informatave nga vendngjarja, lokali ushtronte veprimtarinë e pastrimit kimik dhe rrethanat e përfshirjes nga zjarri janë ende të panjohura.

Deri tani nuk është raportuar për të lënduar.

Gazeta Express ka siguruar fotografi nga vendngjarja, ku shihet prezenca e ekipeve të zjarrfikësve, ku edhe është bërë rrethimi i zonës për sigurinë e qytetarëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK