Connect with us

Lajme

Një grua raportohet e zhdukur, kthehet në polici për të raportuar dhunim

Publikuar

Dje në stacionin policor në Prishtinë, një burrë ka raportuar si të zhdukur një grua.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, burri ka deklaruar se gruaja ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishte njohuri për vendndodhjen e saj.

Më pas, sipas policisë, gruaja së bashku me ankuesin janë paraqitur në stacion për të raportuar një rast që nga policia  është cilësuar si  ‘’dhunim’’.

Lidhur me rastin viktima është intervistuar  dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor. Ndërkaq është arrestuar një I dyshuar lidhur me këtë rast.

NA NDIQ NË FACEBOOK