Connect with us

Lajme

Neziri në Argument: Mickoski mund të kërkojë qeveri të zgjeruar në takimin e liderëve

Published

on

Analisti politik Xhelal Neziri në emisionin Argument, në TVM2, u shpreh optimist se ndryshimet kushtetuese do të miratohen deri më nëntor. Këtë optimizëm ai e mbështet në atë që VMRO-DPMNE e sotshme është më e butë se sa ajo e vitit 2018, kur u miratua marrëveshja e Prespës.

Sinjal i mirë sipas Nezirit është edhe takimi i liderëve mes kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, në të cilin analisti Xhelal Neziri beson që VMRO do të shkon me kërkesa të saja, siç mund të jetë një qeverie zgjeruar.

“Nuk kam informacion se çfarë oferte, me siguri do të jetë një qeveri më gjithpërfshirëse, ku do të jetë pjesë e procesit edhe VMRO-DPMNE, ku do të marrë pjesë të përgjegjësisë edhe VMRO-DPMNE, mbase do të kërkoj edhe resore të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me procesin e integrimit dhe me procesin e negociatave me Bullgarinël, me qëllim që të marrë një pjesë të meritave që vendi do të kalojë këtë pengesë të madhe dhe do të ecë në drejtim të integrimit në BAshkimin Evropian”, tha mes tjerash analist politik Xhelal Neziri në emisionin debativ Argument në TVM2.