Bota
Në mesin e viktimave të sulmit në shkollën e Beogradit ishte edhe një nxënës francez

Ndër viktimat e të shtënave në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në Beograd ishte edhe një nxënës i nacionalitetit francez, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme franceze.
“Me pikëllim mësuam për sulmin e armatosur që ndodhi në shkollën Vladislav Ribnikar në Beograd, i cili shkaktoi një numër të madh viktimash në mesin e nxënësve dhe mësuesve, duke përfshirë një nxënës me kombësi franceze”, njoftoi ministria franceze në faqen e saj zyrtare.
Sulmuesi (14-vjeçar) vrau tetë nxënës dhe një rojtar mëngjesin e sotëm. Gjashtë nxënës dhe një mësues u plagosën.
“Shërbimet tona dhe ambasada jonë në Beograd janë të mobilizuara për të ofruar të gjithë mbështetjen për familjen e bashkatdhetarit tonë të ri. Ne mendojmë edhe për familjet e viktimave, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella, si dhe për shumë të lënduar, të cilëve urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratë.
Diplomacia franceze ka shprehur solidaritet të plotë me popullin dhe pushtetin serb.
Gazeta franceze 20 minuta raportoi se në mesin e viktimave të sulmit në shkollën e Beogradit ishte edhe një nxënës francez. /Lajmi.net/






















