Connect with us

Lajme

Ndërtimet në Ferizaj, AVONET thotë se ka zbuluar një skandal tjetër të Komunës

Publikuar

më

Organizata Joqeveritare AVONET thotë se ka zbuluar një skandal tjetër të Komunës së Ferizajt të drejtuar nga Agim Aliu i PDK-së. Drejtori i OJQ’së Kenan Gashi ka prezantuar disa dokumente që faktojnë këtë skandal të fshehur me vite nga komuna.

Gazeta Insajderi

Organizata Joqeveritare Avonet po thotë se ka në posedim një dokument që sqaron se Komuna e Ferizajt, në mënyrë jo ligjore ka lëshuar kushte të ndërtimit deri tani.

Kjo për shkak se sipas një interpretimit të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të vitit 2018, thuhet se vendimi për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal nuk ka shfuqizuar Planet Rregullative Urbane.

Sipas Kenan Gashit, Komuna e Ferizajt kushtet e ndërtimit është dashur t’i lëshoj me PRrU e jo me PZhK dhe ligj të ndërtimit.

“Sipas Avonet, zyrtarët komunal kanë bërë mashtrime. Për neve është skandaloze qysh komuna e ka fshehur këtë dokumente duke abuzuar dhe duke e zhvatur me pozicionin e tyre. Për neve është një skandal i radhës së Komunës së Ferizaj. Kjo pasi institucioni i Ferizajt për vite te tëra e ka fshehur këtë dokument në sirtarët e tyre”, deklaroi Gashi.

Megjithatë, Drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Arbër Bytyqi thotë se ka marr një tjetër interpretim nga po e njëjta Ministri.

Ai thotw se sipas interpretimit tw Kuvendit Komunal tw gjitha dokumentet e planifikimit janw tw shfuwizuara.

“Drejtoria e Urbanizmit i është drejtuar me një shkresë Drejtorisë së Urbanizmit. Në përgjigjën që kemi marr nga ministria thuhet se interpretimin e vendimeve të kuvendit e bën kuvendi komunal. Ne iu kemi drejtuar Kuvendit komunal dhe e kemi marr interpretimin që të gjitha dokumente e planifikimit janë të shfuqizuara” tha Drejtori i Urbanizmit Arbër Bytyqi për TV Tema.

Komuna e Ferizajt ka në fuqi Planin Zhvillimor Komunal që nga viti 2017 kurse është duke punuar për futjen në fuqi të hartave zonale.

Qytetarët e Ferizajt kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për ndërtimin e disa objekteve në Ferizaj. Javën e kaluar një numër i konsiderueshëm i banorëve protestuan.

Protesta u mbajt për shkak të pakënaqësive të lejimit të ndërtimit 11 katesh të biznesmenit Fatmir Graica i cili po bëhet në mes të shtëpive në pjesën e njohur si Lagjja e Re.

Nga pamjet që ishin publikuar në Gazetën Insajderi, banorët pronestuan para Komunës së Ferizajt, ndërsa para objektit ishin vendosur edhe tenda e pankarta me mbishkrimin; Komuna e Ferizajt: Këtu ndërtohen shtëpitë, por ku është ndërtimi i së drejtës?

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme5 minutes ago

Të rinjtë vazhdojnë revoltën në Tiranë: Gjimnazistët u bashkohen studentëve

Maqedoni25 minutes ago

Aksion i përbashkët i FBI-së dhe MPB-së: 20-vjeçari nga Reçica e Madhe dyshohet për krime kibernetike

Shqipëri55 minutes ago

“Protesto, por mos shkatërro!”- Elvana Gjata reagon për protestat në Tiranë: Të zgjasim dorën për dialog! Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?

Lajme2 hours ago

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës

Shqipëri3 hours ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme4 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri6 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme7 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri9 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme10 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni11 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri11 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

NA NDIQ NË FACEBOOK