Connect with us

Lajme

Momenti kur protestuesi serb vendos flamurin e Serbisë në autoblindën e Policisë së Kosovës

Publikuar

Protestuesit serbë në veri vendosën flamurin e Serbisë në autoblinda të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Gazeta Insajderi ka siguruar momentin kur protestuesi serb vendos flamurin serb në autoblindën e PK-së.

Në sfond dëgjohen këngë patriotike serbe, teksa vendoset flamuri i tyre.

Ushtarë të KFOR-it kanë vendosur kordonin pas Policisë së Kosovës përpara objektit të Komunës së Zveçanit.

Policia e Kosovës përgjatë mëngjesit ka konfirmuar se ishte hedhur gazlotsjellës nga protestuesit serbë në drejtim të tyre, të cilët po përpiqeshin të futeshin në objektin e Komunës së Zveçanit. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK