Connect with us

Ndryshe

Momenti kur kamerieres i lënë 4400 euro bakshish, por pushohet nga puna! Arsyeja?

Publikuar

Një kamariere u pushua nga puna pasi mori një bakshish prej 4400 eurosh nga një klient shumë bujar që ajo i shërbeu. Kamarierja, Ryan Brandt kishte qenë duke kujdesur një tavolinë me më shumë se 40 drejtues biznesi në restorantin e Arkansas, kur iu dha bakshishi për shërbimin e saj që mesa duket u ka pëlqyer shumë klientëve.

Momenti kur kamerierja është njoftuar për bakshishin është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet që shpërthen në lot.

Megjithatë, restoranti Oven & Tap e ka pushuar nga puna Ryan menjëherë. Kjo sepse menaxheri i kishte kërkuar që paratë t’i kalonin lokalit dhe ajo të merrte vetëm 20% të shumës. Ajo tregon se asnjëherë më parë lokali nuk i ka marrë bakshishet, prandaj nuk kishte pse duhet ta bënte kësaj here. Sigurisht Ryan nuk ka pranuar dhe prandaj është pushuar./a2cnn/

NA NDIQ NË FACEBOOK