Connect with us

Lajme

“Më vodhi 5 euro”, spanjolli vret shqiptarin në një plantacion kanabisi

Publikuar

Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur nga policia spanjolle në një zonë të pyllëzuar në Katalonjë.

Sipas mediave spanjolle dy muaj më parë shokët e viktimave kishin raportuar në komisariat se 29-vjeçari ishte zhdukur prej disa ditëve.

Gjatë hetimeve policia katalanase zbuloi se i riu është vrarë brenda një plantacioni me kanabis, nga një 52-vjeçar spanjoll, dhe më pas trupi i tij është hedhur në një pyll.

Nga burimet e policisë u zbulua se burri e vrau shqiptarin me çekiç gjatë një zënke sepse i kishte vjedhur 5 euro.

Këto nuk janë krimet e para që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonjë. Zyrtarët paralajmërojnë se dhuna në lidhje me këtë biznes fitimprurës do të rritet në Katalonjë dhe të gjithë frikësohen se mund të bëhet një vend narko. 

NA NDIQ NË FACEBOOK