Connect with us

Kosovë

Masakroi gruan me thikë në parking, publikohet foto, ja kush është ish-bashkëshorti i arrestuar

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Aachen të Gjermanisë, ku një 28-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë me thikë në një parking.

Bild shkruan se viktima është 28-vjeçarja Jetmira Beka nga Mitrovica. Ndërsa autor i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, një 37-vjeçar me origjinë shqiptare nga Mitrovica.

Mediat kosovare shkruajnë se identiteti i tij është Besmir Ademi, personi që shihni në foton e mësipërme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së së shtunës, 20 maj. Autori është arrestuar nga policia dhe ndodhet në mbajtje.

Në një prononcim për mediat, nëna e viktimës tha se ish-bashkëshorti i vajzës është treguar shumë i dhunshëm dhe e ka rrahur me kabllo. Dhuna ka qenë arsyeja e ndarjes së vajzës nga bashkëshorti, sipas nënës.

NA NDIQ NË FACEBOOK