Connect with us

Lajme

Masakra në Itali, Tefta Malaj rrëfehet nga spitali: S’kam pasur asnjë lidhje me italianin, Taulanti ishte posesiv, s’më linte të dilja as për kafe

Publikuar

më

Hetuesit italianë kanë marrë mëngjesin e djeshëm dëshminë e Tefta Malajt, 39-vjeçares shqiptare e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, Taulant Malaj. Ngjarja e rëndë ndodhi fundjavën që lamë pas në apartamentin ku jetonte familja shqiptare në Torremaggiore të Foggia-s, në Itali.

45-vjeçari vrau fqinjin e tij italian Massimo De Santis dhe vajzën e tij 16-vjeçare, duke i goditur barbarisht me thikë. Tefta mori plagë të shumta dhe që prej asaj nate ndodhet e shtruar në spital, ku dhe u mor në pyetje nga hetuesit italianë. Sipas asaj që shkruan ANSA, ajo u ka treguar atyre se bashkëshorti ishte shumë posesiv dhe se ishte aq xheloz sa ia kishte ndaluar të kishte kontakte me njerëz të tjerë, apo të dilte nga shtëpia për të pirë një kafe me shoqet.

Vitin e fundit, sipas dëshmisë së përcjellë nga agjencia italiane e lajmeve, sjellja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë, për lidhjen jashtëmartesore që ai dyshonte se gruaja kishte me 51-vjeçarin Massimo De Santis. Një lidhje që gruaja e ka mohuar në mënyrë kategorike, duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një miqësi të thjeshtë. Sa i përket armës së krimit, Tefta mësohet të jetë shprehur se nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpi atë thikë, e gjatë 18 centimetra, e që me gjasë 45-vjeçari e kishte siguruar kohë më parë. Tefta konfirmoi gjithashtu të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë dhe plagosjes së saj, e cila është shfaqur edhe në videot e regjistruara nga kamerat e vendosura në shtëpi, por edhe nga vetë rrëfimi i burrit të saj.

Sipas asaj që shkruan ANSA, hetuesit janë përqendruar në mënyrë të veçantë tek marrëdhënia mes bashkëshortëve. Marrja në pyetje, që u zhvillua në repartin e kirurgjisë në spitalin e Foggia-s zgjati rreth 2 orë. E pranishme mësohet se ishte edhe e ëma e Teftës. Ndërkohë, kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë. Kështu, Massimo De Santis u vra me 23 goditje me thikë, ndërsa 16-vjeçarja Xhesika me 6 goditje në kraharor. 45-vjeçari Taulant Malaj vrau fillimisht fqinjin, i bindur se kishte një lidhje me bashkëshorten e tij. Më pas i mori jetën të bijës, gjatë kohës që kjo e fundit tentonte të mbronte të ëmën.

Tefta Malaj po ashtu para hetuesve mësohet të jetë shprehur se kamerat në shtëpi, në dhomën e ndenjes dhe atë të gjumit, i kishte vendosur për të kontrolluar të shoqin, pasi kishte mësuar se ai ngacmonte seksualisht Xhesikën, kur ajo ishte 14-vjeçe. Sipas raportimeve të ANSA, 39-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në spital, ndërsa varrimi i vajzës së saj, mund të mbahet në Shqipëri.

Maqedoni51 minutes ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri1 hour ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme3 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni4 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri4 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme5 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni7 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri7 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme8 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni9 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri10 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme11 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

NA NDIQ NË FACEBOOK