Bota
Masakra me 8 të vrarë në Serbi, reagon Vuçiç, ja masat urgjente që planifikon të marrë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se të shtënat në Mlladenovac, ku u vranë 8 persona dhe u plagosën 14 të tjerë, janë sulm ndaj mbarë vendit dhe në emër të gjithë anëtarëve të Qeverisë së Serbisë, ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve. Ai gjithashtu tha se sulmi i mbrëmshëm ishte një sulm terrorist.
“Për herë të dytë në 48 orët e fundit duhet të shprehemi, edhe pse çdo fjalë që duam të themi është e vështirë, e tepërt dhe e pamjaftueshme. Ky ishte një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe çdo qytetar e ndjen. Nga pikpamja racionale do te shpall faktet dhe masat dhe themi atë që mendojmë se duhet të bëjmë”, tha Vuçiç.
“Pas vrasjes së fëmijëve, të gjithë ishim në gjendje shoku. Dhe ne, detyra e të cilëve është të jemi gjithmonë të matur, racional, të përgjegjshëm, serioz, ecnim si zombi 24 orë në ditë, duke kërkuar një motiv dhe një arsye, pa mundur t’i gjejmë ato”, tha Vuçiç.
Vuçiç më pas njoftoi një sërë masash që shteti planifikon të marrë.






















