Connect with us

Lajme

Maqedoni, memorandum për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun ndërmjet prokurorive

Publikuar

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski, sot në Herceg Novi, të Malit të Zi e firmosi Memorandumin për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me opinionin ndërmjet prokurorive publike nga rajoni, të mbështetur përmes Projektit për ndalimin e krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor – IPA 2019.

Siç njoftoi pasdite PPRMV, me Memorandumin të përgatitur me nismë të Prokurorisë së Lartë Shtetërore të Malit të Zi, parashikohet vendosja e platformës rajonale të shërbimeve për marrëdhënie me publikun, si mundësi për komunikim dhe këmbim direkt të informatave, por edhe për koordinim gjatë informimit të publikut për veprimet në lidhje me lëndët tejkufitare.

“Ndërtimi i një qëndrimi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës ndaj publikut është një detyrim për të gjithë ne. Për këto arsye, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht avokon për përmirësimin e marrëdhënieve me publikun”, tha Joveski.

Ai vlerësoi se platforma rajonale në të cilën do të përfshihen shërbimet dhe personat e obliguar për marrëdhënie me opinionin plotësisht do ta lehtësojë këmbimin e informatave ndërmjet prokurorive dhe do të mundësojë përforcimin e transparencës së procedurave.

“Bashkëpunimi ndërmjet prokurorive publike në rajon është i përsosur në shumë fusha. Të ballafaquar me faktin se krimi nuk njeh më kufij dhe gjithnjë e më shumë shkon përtej kornizave tona kombëtare, ne në mënyrë të pashmangshme i drejtohemi bashkëpunimit pothuajse çdo ditë”, shtoi ai.

Rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve me publikun e theksuan edhe prokuroritë e tjera shtetërore në rajon, veçanërisht duke pasur parasysh se besimi i publikut në institucionet gjyqësore është i ulët edhe në nivel rajonal.

“Drejtësia jo vetëm duhet të vendoset, por edhe të jetë e dukshme”, tha Tatjana Begoviq, u.d. prokurore e lartë shtetërore e Malit të Zi.

Prokuroria Supreme e Sllovenisë e mbështet këtë bashkëpunim si pjesë e mbështetjes së të gjithë rajonit në realizimin e detyrimeve të kapitujve 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim me BE-në. “Memorandumi demonstron bashkëpunim praktik ndërmjet prokurorive në rajon, i cili është parakusht për anëtarësimin tuaj të ardhshëm në BE”, theksoi Prokurori i Përgjithshëm i Sllovenisë, Drago Shketa.

Përveç Prokurorisë së Maqedonisë, memorandumin e nënshkruan edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit e Malit të Zi, Prokuroria Publike e Republikës së Serbisë, Prokuroria Supreme e Shtetit e Republikës së Sllovenisë, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Bosnja e Hercegovinës, Prokuroria Federale e Federatës së Bosnja e Hercegovinës, Zyra e Prokurorisë Publike Republikane të Republikës Sërpska dhe Zyra e Prokurorit të Distriktit Bërçko të Bosnja e Hercegovinës.

Lajme51 minutes ago

“Nga Institucionet amerikane më është thënë se qeveria Kurti atyre u ka thënë se Lidhja me Amerikën, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovë’’, Vjosa Osmani

Maqedoni2 hours ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shqipëri2 hours ago

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Lajme3 hours ago

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Flutura Beka Kamberaj në mbështetje të plotë të kandidatit Naim Hajra me numër 85

Maqedoni5 hours ago

Toshkovski: Prespa po bëhet me vendkalim të ri kufitar drejt Greqisë

Shqipëri5 hours ago

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

SKENA6 hours ago

Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit

Lajme7 hours ago

“Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

Maqedoni8 hours ago

Bytyqi: Nëse nuk anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, Maqedonia rrezikon të mbetet me më pak se 1 milion banorë

Shqipëri8 hours ago

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Lajme9 hours ago

Vjosa Osmani ‘dridh’ sheshin në Prishtinë: Projektuan fundin tonë, por LDK po kthehet më e fortë se kurrë

Maqedoni10 hours ago

Të rinj nga Kumanova kanë hyrë me forcë në një lokal natën dhe kanë vjedhur të gjitha tavolinat dhe karriget

NA NDIQ NË FACEBOOK