Connect with us

Lajme

Lezhë/ U kap me 5 kg lëndë narkotike në automjet, arrestohet 19-vjeçari

Publikuar

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi është kapur me 5 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa në automjetin me të cilin po lëvizte.

Shtetasi L.Z, banues në Lezhë e kishte fshehur sasinë e lëndës narkotike në bagazhin e makinës, bashkë me të, policia sekuestroi edhe automjetin  e celularin e  të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni final”. Sekuestrohen rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohet drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportohej lënda narkotike dhe celularë të të arrestuarit.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni final” në kuadër të të cilit u kap në qytetin e Lezhës dhe u arrestua shtetasi L. Z., 19-vjeç, banues në Lezhë.

Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte 19-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një qese të mbushur me rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me celularë të të arrestuarit.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.r.t/abcnews.al

 

Lajme34 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri7 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK