Connect with us

Sport

Lautaro-Messit: Kalim në Arabinë Saudite? Shtëpia jote është Barcelona!

Publikuar

Barcelona feston fitoren e La Ligas për sezonin 2022-2023 dhe ëndërron të rikthejë Lionel Messin në “Camp Nou”.

Sulmuesi i Inter dhe shok skuadre i Messit te Argjentina, Lautaro Martinez, zbuloi se ka komunikuar së fundmi me yllin e Paris Saint-Germain dhe theksoi se i ka thënë të rikthehet te Barça.

Lexo edhe: 

“Leo është ende në Paris, i përfshirë në situata të pakëndshme, kohët e fundit i kemi dërguar mesazhe njëri-tjetrit. Biseda ka qenë e dashur dhe e këndshme, ne njihemi prej shumë vitesh. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe çdo trajner do ta donte, por me gjithë respektin e duhur, kalim te Arabia Saudite? Barcelona është Barcelona dhe Barça është shtëpia e tij.”-tha Lautaro.

The post Lautaro-Messit: Kalim në Arabinë Saudite? Shtëpia jote është Barcelona! appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK