Connect with us

Kosovë

“Largone Albin Kurtin, ose ai do shpallet “non grata” nga ShBA ose Kosova”

Publikuar

Analisti Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar situatën në Veri të Kosovës është shprehur se populli i Kosovës duhet të largojë Albin Kurtin nga qeveria, pasi sipas tij ky i fundit po rrezikon sovranitetin e vendit.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se Kurti po vendos në pikëpyetje marrëveshjen e nënshkruar në Ohër dhe sovranitetin e Veriut, transmeton Paparaci.

Më tej ai shtoi se ose Kurti ose Kosova do të shpallet “non grata” nëse kryeministri nuk largohet nga pushteti.

“Sot është fundi i një kronike të paralajmëruar. Çdo minutë që Kosova nuk e largon Albinin, largohen vite nga Perëndimi. Dorëheqja e Albinit është pak. Kosova duhet të heqë dorë nga Albin Kurti nëse nuk do të ketë në pikëpyetje kufijtë dhe sovranitetin e saj. Sot Albin Kurti nuk është duke mbrojtur kufijtë e Kosovës, por është duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen e Ohrit dhe sovranitetin e Veriut të Kosovës. Sot o do shpallet ‘Non Grata” Albin Kurti ose Kosova nga SHBA”, tha ai.