Connect with us

Sport

Lajm i trishtë/ Sportisti i njohur gjendet i vdekur pranë majës së Himalajeve (Emri+Foto)

Published

on

Një alpinist dhe skiator ekstrem i njohur nga Gjermania, është gjetur dje fatkeqësisht i vdekur në malin e tretë më të lartë të botës në Himalaje, pesë ditë pasi ishin ndërprerë kontaktet me të.

Trupi i Luis Stitzinger u zbulua dje në majën Kanchenjunga në lartësinë 8,400 metres, njoftonte për rrjetin Himalayan Times kreu i kompanisë së tij Sherpa, organizatore e ngjitjeve alpiniste.

54 vjeçari Stitzinger, ishte bërë i njohur në skenën e sporteve të ngjitjes edhe me zbritjet e spektakolare me ski. Ai raportohet se kishte arritur majën Kanchenjunga pa bombula shtesë oksigjeni apo ndihmën e guidave lokale.

Ngjitja e tij kishte nisur pasditen e një jave më parë nga kampi në lartësi 7,600 metra, dhe kishte arritur majën për 24 orë.

NA NDIQ NË FACEBOOK