Connect with us

Ndryshe

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Published

on

Gazetarja e njohur britanike e rrjetit ITV News, Emily Morgan ka vdekur dje në moshën 45 vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin, njoftonin familjaret.

Emily ishte gazetare e shëndetit dhe e shkencave në rrjetin kryesor britanik prej më shumë se 20 vjetësh dhe ka qenë nga mbulueset kryesore të kohës së virusit kovid. Por një kancer i shfaqur në mushkëri i mori jetën brenda disa muajve.

Nuk dihet nëse Emily kishte pasur histori familjare me këtë sëmundje apo sesi e keqja avancoi kaq shpejt në trupin e të ndjerës.

Kreu i rrjetit tha në një deklaratë të shkurtër në Twitter: “Ajo ishte një person i mrekullueshëm, një mik i dashur, Emily raportonte për shëndetin gjatë kohës Covid në 2020. Ajo ishte vetëm 45 vjeçe.”