Connect with us

Kosovë

Ky është i dyshuari që gjuajti me AK-47 në Prishtinë, në veturën që e qëlloi ndodhej vëllai i tij dhe dy të tjerë

Publikuar

Të dielën në mbrëmje janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Për motive akoma të panjohura një person dyshohet se ka shtënë me kallashnikov në drejtim të një veture tjetër, por nuk ka persona të lënduar. Fillimisht katër persona u inetrvistuan si të dyshimtë, ndërsa tashmë vetëm njëri prej tyre ndodhet në ndalim, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që është dërguar në mbajtje është Drilon Selimi, i cili dyshohet se kishte gjuajtur me AK-47, armë kjo që më pas e kishte hedhur në mbeturina.

Në veturën ndaj të cilës Driloni dyshohet se ka gjuajtur me armë kanë qenë tre persona, njëri prej të cilëve vëllai i tij, Ganiu, si dhe dy të tjerët Fitim Kalaja dhe Kastriot Krasniqi. Këta të fundit janë paraqitur vet në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me atë që ka ndodhur.

Ndonëse rrethanat e rastit janë akoma të panjohura dhe nuk dihet se cili ka qenë motivi i incidentit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar sekuestrimin e veturës së të dyshuarit kryesor, si dhe ndalimin e tij.

Pas përfundimit të porcedurave policore, hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penake dhe brenda aftit ligjor do të ndërmerren edhe verpimet e tjera të nevojshme.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia, ndërsa s’janë dhënë më shumë detaje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47, me të cilën dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona. Njësitet policore kanë konfiskuar armën dhe 27-fishekë, ndërsa vetura e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim. Në stacionin policor janë paraqitur tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë qenë në veturë në momentin kur është shtënë në drejtim të veturës. Me vendim të prokurorit janë inicuar rastet e lartcekura ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

Shqipëri44 minutes ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri3 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme4 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri5 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK