Connect with us

Lajme

“Kurrë ma mirë s’ka qenë”, ‘Komandanti’ Veton Elshani flet për Insajderin nga Veriu

Publikuar

Pesë policë kanë marrë lëndime të lehta dhe katër automjete zyrtare janë dëmtuar gjatë ditës së djeshme në veri.

Por, zëvendës drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani tha për Gazetën Insajderi se sot është situatë e qetë atje.

Kurrë më mirë s’ka qenë, situata është e qetë“, tha shkurt ai.

Ndryshe tensionet në veri të vendit u rritën pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilët dje duhej ta fillonin punën në objektet përkatëse komunale.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë disa qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre. Ata arritën të futen në zyret e tyre, me asistimin e Policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK