Connect with us

Lajme

Kur do të hapet Ura mbi Ibër të Mitrovicës?

Publikuar

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka folur sot për çështjen e hapjen së Urës mbi lumin Ibër, shkruan Insajderi.

Krasniqi para gazetarëve ka thënë se ky vendim është duke u trajtuar nga ministria e tij.

Vendimi është marrë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, është aktualisht në ministrinë tonë në trajtim e sipër kurdo që përfundon vlerësimi i ligjshmërisë se aktit dhe do ta dërgojmë në instancat tjera”, u shpreh ministri.

Krasniqi këto komente i bëri në një deklarim për media pas përfundimit të takimit mes përfaqësuesve të qeverisë dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

NA NDIQ NË FACEBOOK