Connect with us

Lajme

Kumanovë, stërvitja ushtarake “Përgjigja e shpejtë 23”: Ditë e hapur për qytetarët! (Video)

Publikuar

më

Qytetarë të Kumanovës me rrethinë patën mundësinë që nga afër t`i shohin fluturaket, automjetet dhe pajisjet që do të jenë pjesë të stërvitjes ushtarake “Përgjigje e Shpejtë 23”. Me rastin e nisjes së nesërme të stërvitjes, pajisjet u ekspozuan në aeroportin sportive “Axhi Tepe” afër Kumanovës.

Qytetarët me interes të veçantë ndoqën helikopterët ushtarak “Apaçi”, helikopterët transportues “UH – 60”, “Black Hawk” dhe “Chinook”.

Gjithashtu, siç njofton KlanM, vëmendje tërhoqën edhe automjtetet ushtarake “Hamvi”, automjetet e specializuara, automjetet e blinduara “Kobra” dhe “Harmelin”, pajisjet parashutiste, të zhytësve e të ngjashme.

Në mesin e mjeteve të ekspozuar ishte edhe automjeti i sofistikuar dhe i robotizuar “Project Origin” që është në provë në Armatën amerikane dhe paraqet platformë për testime dhe demostrim të teknologjive të reja.

“Këtu kemi partnerët tanë nga SHBA dhe numrin më të madh të fluturakeve që do të shfrytëzohen gjatë stërvitjes, por edhe automjetet e blinduara që do të shfrytëzohen nga ARMV-ja dhe armatat tjera”, tha Jonçe lazarevski.

“Ngjarje të këtilla kemi edhe në SHBA dhe jemi të entuziazmuar për shkak se ndërtojmë miqësi me komunitetin lokal. Kemi shumë fluturake ushtarake, nga bataljoni im kemi automjete të blinduara, ambulanca dhe automjet të ri”, tha Ledi Beta, nënkolonel në armatën e SHBA-ve.

Stërvitja ushtarake “Përgjigja e Shpejtë 23” që zyrtarisht nis të Hënën, siç njofton KlanM, do të jetë stërvitja më e madhe në RMV për këtë vit, me pjesëmarrje të Armatave të katër vendeve të NATO-s dhe një vendi partner; Maqedonia e Veriut, SHBA-të, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, me rreth 1.850 pjesëmarrës.

Maqedoni2 minutes ago

Letër me kërcënime në zyrën e presidentes Siljanovska-Davkova, arrestohet 46-vjeçari

Shqipëri32 minutes ago

Kukësi akuzon për dhunë: Lojtarët morën dëmtime fizike, kemi bërë kallëzim

Lajme1 hour ago

Bekim Sali dhe Edi Rama shpallosin pllakatën Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

Lajme1 hour ago

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e Alfabetit, të rinjtë e BDI-së protestojnë para Kushtetueses!

Lajme1 hour ago

Mashtronte kinse vuante nga leukemia, arrestohet në Gjilan pasi dyshohet se përmes “GoFundMe” grumbulloi mbi 189 mijë euro

Lajme1 hour ago

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Lajme2 hours ago

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e Alfabetit: “Gjuha shqipe na bashkon, ta përcjellim me dashuri te brezat që vijnë!”

Maqedoni2 hours ago

Rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve: Gjoba prej 100 dhe 500 eurosh

Maqedoni2 hours ago

Alarmante: 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit seksual në internet

Shqipëri3 hours ago

Kumbaro dënon sulmet ndaj të rinjve që takuan Ramën: Linçimi në rrjetet sociale është terrorizim i hapësirës publike

Lajme4 hours ago

Deputeti Burim Ramadani rendit dështimet e Qeverisë Kurti: Çështja e rrymes ia ka qit kulmin!

Lajme4 hours ago

Kasami pas takimit me Ramën: Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

NA NDIQ NË FACEBOOK