Connect with us

Lajme

Kryetari i Zubin Potokut shijon kafen në Mitrovicë

Publikuar

Një ditë pas situatës së krijuar në komunat veriore, kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka shijuar kafen me bashkëpartiakët e tij në qytetin e Mitrovicës.

Këtë e bëri të ditur drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës Jugore, Bahtir Maxhuni.

Maxhuni ka shkruar se sot ka qenë një ditë e lodhshme e kryetarit Zeqiri.

“Pas një dite të lodhshme të kryetarit të Komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, sot kohën e ndamë me nga një kafe dhe njëherësh shfrytëzuam rastin t’ia urojmë pozitë e të parit të komunës (kolashinit)”, ka shkruar Maxhuni në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK