Connect with us

Lajme

Kreu i diplomacisë së BE-së i hutuar, Borell ngatërron Beogradin me Belgorodin në Rusi

Published

on

Gazetarët në sallë ishin paksa të befasuar që Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, nuk ishte i informuar për aksionin e armatosur në territorin e Rusisë.

Në një konferencë shtypi në Bruksel, Josep Borrell, u hutua kur një gazetar e pyeti nëse Ministrat e Mbrojtjes në takimin e fundit të Këshillit të BE-së, kishin komentuar ngjarjet në Belgorod, Rusi, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se në atë qytet rus përgjatë kufirit me Ukrainën, një grup ushtarësh të paraqitur si kundërshtarë të regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, kanë kryer një sulm të armatosur.

Megjithatë, Borrell fillimisht mendoi se po pyetej për Beogradin, por më vonë u bë e qartë se bëhej fjalë për Belgorod. Megjithatë, ai nuk dukej se ishte i informuar për lajmet nga Belgorod.

Kur u pyet në anglisht, shqiptim i ngjante i ngjante Beogradit, Borrell u përgjigj: “Unë vërtet nuk e di se çfarë ndodhi në Beograd”.

Zëdhënësja iu afrua Borrelit dhe u përpoq t’i shpjegonte se për çfarë bëhej fjalë dhe cilat ngjarje kishin të bënin me Belgorodin.

Gazetari thirri përsëri dhe sqaroi se po pyeste për rajonin Belgorod të Rusisë. Por Borrell ende nuk e kuptonte.

“Pse nuk më tregoni se çfarë ndodhi në Beograd”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së.

Zëdhënësja vazhdoi t’i shpjegonte diçka. Në fund, Borrell ndezi sërish mikrofonin dhe tha se nuk ishte i informuar për rrjedhën e ngjarjeve në Belgorod, ndaj nuk donte të komentonte. /Telegrafi/

 

The post Kreu i diplomacisë së BE-së i hutuar, Borell ngatërron Beogradin me Belgorodin në Rusi appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK