Lajme
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e pesë shkollave

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të pesë shkollave të reja.
Marrëveshja është nënshkruar me International Finance Corporation (IFC), kështu ka bërë të ditur i pari i komunës, Përparim Rama, në rrjetin e tij në Facebook.
Rama ka bërë të ditur se shkollat do të ndërtohen në Arbëri, Mati 1, Veternik, Kalabri dhe në Qendër.
Tutje ai ka thënë se brenda periudhës dy vjeçare bashkë më IFC-në do të ndërtojnë gjithësej tetë shkolla.

















