Connect with us

Lajme

Kjo është ambasadorja e Kosovës në Samoa, në shtetin që për herë të parë do të ketë përfaqësim diplomatik

Publikuar

më

Kosova për herë të parë do të ketë përfaqësim diplomatik në Samoa.

Jetmira Bërdynaj-Shala, do të jetë ambasadore në këtë shtet.

Ajo të enjten i dorëzoi letrat kredenciale, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, tek anëtari i Këshillit të Deputetëve, Afioga Le Mamea Ropati Mualia.

Në fjalën e saj, Bërdynaj-Shala tha se Kosova është plotësisht e përkushtuar për intensifikimin e marrëdhënieve me vendet e tjera, përfshirë Samoan.

“Që nga fitimi i Pavarësisë në vitin 2008, Kosova mund të ndajë me krenari me botën suksesin e saj në shtetbërje dhe ka arritur të ndërtojë institucione të qëndrueshme, roje të demokracisë dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive për të gjithë qytetarët e saj”, tha ajo.

Kosova dhe Samoa kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 2017-të. Të dyja vendet vazhdojnë të mbajnë raporte të pëzemërta.

Samoa është shtet i cili gjendet në pjesën e Oqeanisë. Ky vend i ka mbi 218 mijë banorë.

NA NDIQ NË FACEBOOK