Lajme
Kishte pësuar 12 aborte dhe i dhuruan një fëmijë, Lika ngashërehet: Pas 3 vjetësh nëna kujtohet…

Tema e dhurimit të një fëmijë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan diskutohet në një tjetër këndvështrim nga Lika. Në rastin e saj, ajo ka marrë një fëmijë vetëm 4 orë pasi kishte ardhur në jetë. Lika thotë se prindërit e fëmijës nuk dëshironin ta mbanin dhe për të ishte shumë i dëshiruar sepse kishte pësuar 12 aborte.
Lika: E rrita, e bëra 3 vjeçe. Pas 3 vjetësh kujtohet…
Aldo: Kush kujtohet?
Lika: Kujtohet nëna vet. Kujtohet, e shohin fëmijët. Fëmija me problemet e veta, me sëmundjet, me problemet si të rrisësh një fëmijë se unë isha 57 vjeçe dhe kisha bërë 12 aborte dhe nuk kisha fëmijë. Edhe nëpërmjet një shoqeje, ato do ta hidhnin në plehra, më tha “o Lika hajde se nipi im ka lënë një vajzë shtatzënë, ato nuk e duan, do ta hedhin në plehra. A do ta marrësh?”, do ta marrim. “Do ta hedhin në plehra”, jo i thashë unë se gjynah, më vjen keq si për fëmijën tim, hajde ta çojmë te doktoresha, bëjmë një lindje normale.
Aldo: Po.
Lika: Atëherë, ashtu vepruam, gjeta doktoreshën, bëmë lindjen. Pas 4 orësh, vetë ma prunë në shtëpi me gjyshen dhe me hallen e çunit, më thanë “kjo gocë është juaja”.
Mes lotësh, Lika rrëfen se pas 3 vjetësh nëna biologjike kërkon vajzën e saj dhe ia rrëmben. Prej tre muajsh, Lika nuk ka asnjë kontakt me të dhe ka humbur çdo komunikim. Ajo ngashërehet dhe thotë se mori parasysh gjithçka për atë fëmijë ndërsa nëna e saj nuk donte që ta mbante.
Lika: Pas tre vjetësh, nëna më gjen mua dhe më thotë “unë s’ta marr gjallë në botë, por vetëm dua ta shikoj”.
Aldo: Okej.
Lika: Pastaj, erdhi e pa njëherë, erdhi me gjithë ish-të dashurin e vet dhe ma rrëmbyen fmijën.
Aldo: Si e rrëmbyen?
Lika: Erdhën këtu te shtëpia dhe ma morën. Kam 3 muaj që s’ma nxjerrin.
Aldo: Ti e regjistrove atë fëmijë?
Lika: Po është i regjistruar në emrin e burrit tim dhe ajo thotë “jo, e kam me tjetër sepse do ta hidhnin në kosh të plehrave dhe e rrita”./tvklan.al