Connect with us

Kosovë

KFOR-i: Hyrja me forcë në ndërtesa të komunave shkaktoi përleshje, i dënojmë aktet e njëanshme

Publikuar

Misioni i KFOR-it në Kosovë, përmes një komunikate për media, ka thënë se është duke e monituruar nga afër situatën e krijuar në komunat veriore. KFOR-i në reagimin e bërë për media konsideron se hyrja e kryetarëve të rinj në komuna ka qenë e dhunshme.

“KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në Komunat në veri të Kosovës ku janë shkaktuar një sërë përplasjesh nga hyrja e dhunshme e kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat e komunave. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve” , thuhet në reagim.

Tutje, KFOR-i thotë se “dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë”.

 “Koordinimi midis të gjithë aktorëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, vijon reagimi.

Më tej, në komunikatë thuhet se “Prioriteti i parë i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

KFOR thekson se, dialogu dhe diplomacia janë e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të shumta nga ndërkombëtarët

NA NDIQ NË FACEBOOK