Connect with us

Lajme

Kasami kujton protestën më të madhe opozitare të 9 majit

Publikuar

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami duke kujtuar 9 majin – Ditën e Evropës ai ka sjell në memorie edhe një nga protestat më të mëdha opozitare që është mbajtur në Maqedoni, e të cilën protestë e kishte organizuar partia e tij.

“9 maji për Lëvizjen BESA ka edhe një rëndësi tjetër të madhe, me anë të cilës, në vitin 2016, me një protest madhështore u ngjallë përsëri shpresa e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Protesta e organizuar në ditën e Evropës – ngjalli shpresën për ndryshim dhe njerëzit u ç’liruan nga presioni shumë vjeçar i regjimit të kaluar. Shqiptarët çdo herë janë nëpërkëmbur me raste të montuara politike, madje edhe në sy të partisë shqiptare në pushtet. Shqiptarët kanë protestuar gjithmonë për të burgosurit e pafajshëm, por gjyqësori në vend vazhdon të jetë simbol i padrejtësisë ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Kasami

Sipas Kasamit, rotacioni politik në Maqedoninë e Veriut është nevoj e domosdoshme.

“Ndryshimi apo rrotacioni politik në Maqedoninë e Veriut është i domosdoshëm, elitat e vjetra politike që keqpërdorën pushtetin, duhet të largohen me votë nga ky popull i përvuajtur dhe i shtypur. Me ardhjen e subjekteve të reja në pushtet – do të ndryshoj edhe gjyqësori për të zbardhur padrejtësitë ndaj të burgosurve të pafajshëm.Nëse dëshirojmë një vend të anëtarësuar në BE, atëherë ne si shoqëri, si elita politike të ndjekim standardet evropiane dhe asesi të mos mendohet të ecët përpara me politikanë që iu ka skaduar afati dhe se nuk bëjnë asnjë përpjekje për ç’rrënjosjen dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Kasami.

Kasami ka theksuar poashtu se Lëvizja BESA do të jetë një zë kritik por edhe partner serioz në përmbushjen e standardeve dhe vlerave evropiane./zyrtare/

NA NDIQ NË FACEBOOK