Lajme
“Kasami i vetmi lider shqiptar në Maqedoni që po reagon për situtën në veri”

Aktivistja e shoqërisë civile, Nafije Selamani ka kritikuar liderët shqiptar në Maqedoninë e Veriut për mos reagim në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Selmani shkruan se lideri i vetëm shqiptar nga Maqedonia e Veriut që reagon për siutatën në Kosovë është kreu i BESËS, Bilall Kasami andaj sipas saj kjo gjë duhet të çmohet.
“Bilall Kasami, nëse nuk gaboj, është i pari kryetar nga partite shqiptare ne Maqedoni, që doli sot me qëndrim të prerë sa i përket zhvillimeve të fundit në Kosovë, dhe këtë duhet çmuar e vlerësuar”, ka shkruar Selmani.




















