Connect with us

Lajme

Kasami do ti jap fund problemit me qentë endacak në Tetovë

Publikuar

Komuna e Tetovës kërkon zgjidhje afatgjate për qentë endacak, dhe për këtë shkak pret që të hapë një strehimore të veten. Por Kasami thotë se situata nuk është edhe aq alarmante, pasi që sipas tij marrëveshja me Amos Pet ka dhënë rezultatet e veta dhe në Tetovë nuk ka turma qensh.

“Patëm një kontratë që janë trajtuar mbi 80 qenë endacak dhe unë po e shohë sadopak ndryshmin në Tetovë sepse para disa ditëve ne kishim turma të qeneve në qytet të cilët ishin edhe në pjesën qendrore. Për momentin nuk është ai koncentrim i madh qenve. Sigurisht ne nuk e kemi zgjedhur problemin dhe do vazhdojmë në këtë drejtim. Unë përmenda që punojmë në një strehimore, por është projekt afatgjatë dhe nuk është projekt që behët për një apo dy muaj. Unë them se jo më shumë se tre muaj në do të kemi një strehimore për qentë endacak.”– deklaroi Bilall Kasami.

Këtë premtim Kasami e dha gjatë ditës së djeshme në një aktivitet me zjarfikësit në komunën e Tetovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK