Lajme
Kasami dhe Limani bashkë me Arben Vitinë në odën e dhëndrit të Adem Jasharit

Kreu i BESËS, Bilall Kasami së bashku me bashkëpartiakët e tij, Fatmir Limanin, Adnan Azizin, Daut Rexhepi “Leka”, Nuredin Fetau, Xhemal Bajrami së bashku me ministrin e shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia kanë qenë të të ftuar në konakun e Xhevdet Krasniqit, dhëndërit të Adem Jasharit.
Delegacioni i BESËS është mirëpritur me sofrën që është shtruar dhe përgatitur nga duarët e pasardhësve të heronjve të pavdekshëm dhe të lavdishëm të kombit.
Mirënjohje pasardhësit Lulzim Adem Jashari, Shqipe Jashari Krasniqi (për bukën e gatuar), Xhevdet Krasniqi, Safet Krasniqi, Arben Vitia, Amet Zabeli, Abedin Gashi, Naim Bardiqi dhe Emrush Haxhiu. Me këtë rast na u dhurua statuja e legjendës së kombit Adem Jashari, e cila bëhet pjesë e Kullës Muze “Liria”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Fatmir Limani.












