Connect with us

Lajme

Karikator arme në tualetin e shkollës në Hasanbeg!

Published

on

“Në objektin e shkollës “25 Maji” të lagjes Hasanbeg të Shkupit, sipas informatave jo zyrtare në tualetin e kësaj shkolle është gjetur një karikator dhe pas kësaj menjëherë janë njoftuar organet e rendit me çka inspektoret janë dukë e  shqyrtuar rastin. Kontaktuam edhe drejtorin për të sqaruar këtë çështje por tha se pasi inspektoret të përfundojnë me shqyrtimin e rastit do të ketë edhe deklaratë konkrete.

Për rastin në fjalë TV Klan M kontaktoi edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. MPB konfirmoi rastin duke thënë se pas denoncimit janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Sot në orën 07:55 në SH.F “25 Maji” në rrugën “Alija Avdoviq” në Shkup, në toaletin e meshkujve, nga ana e mirëmbajtësit të higjienës është gjetur një karikator arme. Pas denoncimit, menjëherë janë ndërmarrë masa adekuate, shkolla është zbrazur, kurse zyrtarët policor ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Pas rastit tragjik të fillim majit në Serbi, autoritetet e vendit thonë se kanë rritur nivelin e sigurisë në institucionet arsimore, kurse gjatë kësaj periudhe janë shënuar dhe zbardhur disa raste të dhunës shkollore./KlanMacedonia

NA NDIQ NË FACEBOOK