Lajme
Kandidati i PS fitoi bindshëm/ Veliaj: Vora na dha mesazhin për të ecur përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur fitoren spektakolare të PS në Kamëz, një bashki e njohur si ish-bastion i PD-së. Blerim Shera arriti që të sigurojë 74.3 përqind të votave ndërsa kandidati opozitar Indrit Hoxha mori vetëm 25.72 përqind.
“Nga ka ikur zëri këtë muaj por jo energjia. Jam i lumtur që siparin e rezultateve e hap qarku i Tiranës me një fitore 75 përqind në Vorë. Vora që prej dy dekadash nuk thyhej, ishte kthyer në një bastion që varnin xhaketën. Vora na dha një mesazh që duam të ecim përpara.
Do të falenderoj Blerimin, kryetarin e sotshëm dhe të nesërmen të bashkisë së Vorës”, tha Veliaj.
Vijon…



















