Lajme
IPK-ja e konfirmon sulmin e zyrtarit policor ndaj klubit “KB Peja”, a do të ndërmerren masa ndaj tij?

Gazeta Insajderi raportoi se ekipa e basketbollit “KB Peja”, në datën e katër majit ishte sulmuar fizikisht nga një zyrtar policor i Kosovës.
Siç ka rrëfyer Kryetari i Klubit Peja, Art Gashi, gjatë kohës kur lojtarët ishin në zhveshtore, Agim Smakolli, zyrtar i Policisë kishte sulmuar fizikisht ekipën e Pejës, e mandej duke iu vërsulur kryetarit të klubit Arti Gashit.
E një sulm të tillë e konfirmoi Inspektorati i Policisë së Kosovës, duke theksuar se veprimet ndaj policit në fjalë do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së.
“Duke ju referuar kërkesës suaj lidhur me ankesën e zyrtarit të Klubit Basketbollistik Peja, IPK ju konfirmon se është e njoftuar për këtë rast. Ankesa fillestare është bërë në Stacionin Policor në Pejë (kurse rasti pretendohet se ka ndodhur në Mitrovicë dy javë më herët) kurse verpimet tjera do të ndërmirren konform autorizimeve ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjjen e Inspektoriatit policor për Insajderin.




















