Connect with us

Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Fushë Kosovë

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Në vendin e ngjarjës kanë dalur njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë:

Fushë Kosovë  29.05.2023 – 00:40. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.

NA NDIQ NË FACEBOOK