Connect with us

Lajme

Gazetari Saliu: Bashkëpunimi Kasami-Gashi, hap i qëlluar drejt bashkimit të opozitës

Publikuar

Arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes kreut të Besës, Bilall Kasami dhe atij të Alternativës, Afrim Gashi e ka përshëndetur edhe gazetari Furkan Saliu.

Sipas tij ky bashkëpunim nuk mund të sjellë asgjë të keqe, përkundrazi amortizon opozitën shqiptare në Maqedoni.

“Nëse gjejnë formulën për ta bashkuar kampin opozitar dhe për ta materializuar në vota mllefin e mbledhur tek votuesi shqiptar ndaj BDI-së benefit mund të kenë vetëm shqiptarët. Shqetësimin e vetëm e kam Ali Ahmetin. Ai mund të thirr’ në momente vendimtare ndonjërin prej udhëheqësve të dy partive dhe me një telefonatë shkon gjithçka huq”, ka shkruar gazetari Saliu.