Connect with us

Lajme

Gara për Tiranën/ Kryeson Erion Veliaj, ja sa vota ka më shumë se Belind Këlliçi

Publikuar

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 823 prej tyre.

Kandidati i PS, Erion Veliaj kryeson rezultatin e numërimit të votave me 54.30 % (137.886 vota).

Nga ana tjetër kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi e ndjek me 34.94 % (88.732 vota), pra Veliaj kryeson me rreth 50 mijë vota.

Ndërsa kandidatët e partive të tjera, konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.80% të votave.

Roland Bejko me 4.27%.

NA NDIQ NË FACEBOOK