Connect with us

Lajme

Feta Alimi: Unë sot dola nga burgu, por aty mbetën disa shokë pa faj (Video)

Publikuar

Pas vuatjes së dënimit prej më shumë se gjashtë vitesh, sot nga burgu është liruar Abdylfeta Alimi, i dënuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Në dalje të burgut Alimi tha se liria është e shtrenjtë, megjithatë u shpreh i shqetësuar për shokët që ka lënë në burg, për të cilët tha se njëjtë si ai janë të pafajshëm. Në dalje të burgut ai u prit nga familjarët e tij të ngushtë. I pranishëm ishte dhe ish kryetari i ASH-së Zijadin Sela.

“Me shëndet jam mirë, falënderoj familjen bashkëfshatarët, gjithë shqiptarët anë e mban e sidomos mikun tim Zijadin Sela që më ka ndej mbrapa në çdo moment. Ju falënderoj dhe juve mediave që më keni përkrah. Liria është e shtrenjtë, kam kaluar shumë kohë këtu. Vitet këtu nuk ishin të lehta por me ndihmën e Zotit i kaluam, mos e s’provovt Zoti askënd”, tha Alimi.

Ndërkohë Sela edhe njëherë ri-përsëriti se Abdylfetait i ka borxh jetën dhe se ai tanimë është vëllai i tij.

“Kam thënë se më është shtua një mik, një vëlla, një anëtar i familjes, që nga 27 prilli. Sot ndihme si një anëtar i familjes, ndjehem i lirë ashtu siç ndjehet Fetai. Unë sot e quaj një nga ditët normale, të cilën gjatë kohë nuk e kam parë. Ndjehem dhe krenarë me pamposhtësinë dhe burrërinë e Fetait, ky burrë nuk u përul kurrë”, tha Sela.

Ndërkohë djali i Abdylfetait tha se njëkohësisht ndjehet i lumtur por dhe i emocionuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK