Sport
“Faleminderit nga zemra”/ Përlotet Iniesta, dy opsione për të ardhmen
Flitej prej kohësh por tashmë vjen edhe zyrtarizimi: Andres Iniesta do të largohet nga Vissel Kobe në muajin korrik.
Mesfushori i madh spanjoll, vendosi ta mbyllte me Barcelonën në vitin 2018 për t’u transferuar në futbollin japonez.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi aziatik ka lajmëruar largimin e spanjollit, të cilin e falënderon për 5 vitet e kaluara te Vissel Kobe.
Lexo edhe:
- Bayern kthehet nga City, kërkon sulmuesin kampion bote
- PSG mendon seriozisht për Hernandez, nisin kontaktet e para
- Mesfushori i Wolves refuzon Arsenal-in, pret vetëm ofertën e Barcelonës
- Dikur titullarë, sot të padëshiruar, Marseille nxjerr në merkato dy lojtarë
“Pesë vite që kur erdhe te Vissel Kobe. Ne i shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt Iniestës, i cili ka dhënë një kontribut të madh në klubin tonë”.
Gjithsesi, 39-vjeçari, i cili kohë më parë ka shprehur dëshirën për t’u bërë trajner në të ardhmen, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli aktiv.
E ardhmja e Iniestës, i cili fitoi gjithçka me Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle, pritet të jetë në SHBA ose në Lindjen e Mesme.
Vetë lojtari ka reaguar në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Dita e emocioneve, dita për të kujtuar gjithçka që përjetova në Japoni për 5 vite.
Shumë faleminderit klubit, shokëve të skuadrës, stafit dhe tifozëve për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar”.
The post “Faleminderit nga zemra”/ Përlotet Iniesta, dy opsione për të ardhmen appeared first on SuperSport.