Connect with us

Lajme

Ekzekutoi pronarin e shtëpisë për qiranë, burg 34-vjeçarit Lekë Vuksani në Shkodër

Publikuar

Arrest me burg për 34 vjeçarin Leke Vuksani i cili është autori i dyshuar i vrasjes se 51 vjeçarit Petrit Vuksani ngjarje e ndodhur me 2 maj 2023 ne lagjen Skenderbeg në Shkodër. Në seancën e vleresimit te masës së sigurisë i 34 vjecari nuk ka fol, por ka preferuar te flasin avokati.

Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34 vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat. Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK