Connect with us

Lajme

Ekzekutoi hasmin në sy të të atit, identifikohet autori i vrasjes në Kavajë! Policia 10 mijë euro shpërblim për “kokën” e…

Publikuar

Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë. Top Channel mëson se ekzekutori i Arjan Gosës është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës.

31-vjeçari qëlloi Gosën me plumb në kokë, teksa ky i fundit po pinte kafe me të atin në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, në Kavajë. Më pasi ai u largua nga lokali në këmbë, ndërsa një automjet e priste pak më tutje vendit të ngjarjes.

Pista kryesore e Policisë është ajo e hakmarrjes për vrasjen e dyfishtë të fundmarsit, ku mbeti i vrarë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha. Asokohe, Armand Gosa goditi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë. Dhe si pasojë e plagëve të rënda që i shkaktuan njëri-tjetrit, humbën jetën të dy.

“Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”- thuhet në njoftimi ne policisë./TCH

NA NDIQ NË FACEBOOK