Lajme
Edita Tahiri: Kurti duhet ta kushtëzojë Asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kushtëzojë formimin e Asociacionit me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.
Tahiri ka thënë se Kurti duhet të kërkojë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë.
“Meqenëse Serbia nuk dëshiron të dëgjoj për Kushtetutën e Kosovës siç po thotë Kurti, atëherë Kurti duhet ta kushtëzoj asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës se Serbisë duke hequr Kosovën si pjesë të saj”, ka shkruar Tahiri.


















