Connect with us

Religjion

E mira dhe e keqja si sprovë

Publikuar

më

E  Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne. (Enbijā, 35).

Gjithçka që na shoqëron në jetën tonë, shëndeti, nafaka, pasuria, puna, fëmijët  e hajrit etj… respektivisht gjithçka që e konsiderojmë të mirë, duhet ta shohim edhe si sprovë e cila duhet të na inkurajojë  të jemi falënderues dhe të  bëhemi njerëz edhe më të mirë. Një raport të njëjtë duhet ta kemi edhe ndaj sprovave dhe problemeve që na ndodhin. Besimtari çdo gjë duhet të shoh në dobinë e tij. Në lidhje me këtë Muhamedi a.s. ka thënë: “Gjendja e besimtarit është e çuditshme, çdo gjendje e tij është e hajrit, dhe kjo s’i ngjet askujt veç tyre. Kur i ndodh diçka e mirë, falënderon dhe kjo është e hajrit për të. Kur i ndodh ndonjë fatkeqësi, duron dhe kjo është sërish e hajrit për të.”

Burimet e së mirës

Edhe pse gjithçka që ndodh, ndodh me  përcaktimin e Zotit dhe vullnetin e tij, Allahu xh.sh, në librin e  Tij na i ka zbuluar mënyrat dhe rrugët të cilat nëse i ndjekim do të shtojmë mirësinë dhe të mirat që do të na bëjnë dobi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër çka është edhe qëllimi i besimtarit.

a)  Devotshmëria

 Kur flet për devotshmërinë, Kurani thotë: “dhe kini frikë Allahun që ashtu të gjeni shpëtim“.

Dhe në të vërtetë, ai që i frikësohet Zotit do të veprojë vetëm atë që Allahu është i kënaqur dhe në çdo situatë do të përmbahet vlerave morale duke qenë i vetëdijshëm se për çdo vepër të tij, qoftë e hapur apo e fshehur do të jap llogari para Zotit.

b) Ndjekja e udhëzimit  të Zotit

Duke ndjekur udhëzimin e Zotit, njeriu largon fatkeqësitë dhe devijimin:  “kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). (Taha 123)

Pra, çdo sadaka, çdo naamaz, çdo fjalë e mirë dhe punë e hajrit dhe çdo dispozitë e Zotit që e praktikojmë do të na sjell vetëm të mira dhe do të na largojë nga fatkeqësitë që i dimë dhe nuk i dimë. 

c) E mira si e tillë

Burimi i së mirës është vetë e mira si e tillë, e cila nëse bëhet, vetëm sa shtohet edhe më shumë. Në të njëjtën kohë, parandalon dhe “fshin” të keqen: “S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat. (Hud)

Burimet e së keqes

– Shpirti që anon nga e keqja (Epshi i keq)

Kurani fisnik na zbulon edhe rrugët e së keqes. Kurani flet për dy burime që njerëzit i çojnë drejtë të keqes.

Burimi i parë është  epshi i keq  që gjendet tek çdo njeri dhe pa ndërprerë e nxit për vepra të këqija dhe e largon nga e vërteta:  “Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen,  përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë.  (Jusuf, 53)

Shejtani

 Burimi i dytë i të keqes për të cilën flet Kurani është djalli. Si krijesë shejtani i nxit njerëzit nga e keqja dhe për këtë mund ta quajmë si ndihmës i epshit të keq:  “Ai ju urdhëron vetëm me të këqija e turpëri, dhe ju shtyen të thoni për Allahun atë që nuk e dini. (Bekara, 169).

Një nga mënyrat e shejtanit për të mashtruar njeriun është ajo që njerëzve të mirën ua tregon si të keqe dhe të keqen si të mirë. Ndërsa çelësi i çdo të keqe sipas dijetarëve muslimanë është dashuria e tepërt ndaj kësaj bote dhe shpresa se nuk vdes kurë.

Andaj për fund, duke iu falënderuar Shpalljes, mendjes së shëndosh dhe përvojës së jetës së tij, njeriu është në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja dhe të kuptojë se e mira është ajo që e bën të lumtur dhe të qetë edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.

Almir Fatiç

Përshtati: Arsim Dauti

Islampress

Lajme25 minutes ago

Kurti takohet në Paris me personalitete që kontribuuan për Kosovën, diskuton për aktgjykimin e 16 shtatorit

Maqedoni2 hours ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme2 hours ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme2 hours ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri2 hours ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme3 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme3 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme4 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë4 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme5 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni5 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni5 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

NA NDIQ NË FACEBOOK