Connect with us

Sport

E kërkon Newcastle, Barça gati ta shesë brazilianin

Publikuar

Skuadra “Blaugrana” është e detyruar të shesë për të balancuar llogaritë dhe një prej lojtarëve që kushton më shumë është Raphinha.

Braziliani u largua një vit më pare nga Premier League (ishte pjesë e Leedsit) në këmbim të 65 milionë eurove.

Raphinha merr 12 milionë euro në vit, kështu që largimi i tij do të ishte lehtësim i madh për arkat e klubit.

Newcastle ka qenë i interesuar për lojtarin në të kaluarën dhe nuk ka hequr dorë prej tij. “Magpies” kanë ofruar një shifër afër 80 milionë euro.

Lexo edhe:

Raphinha ka kontratë deri në vitin 2027, për këtë arsye fjala e fundit do të jetë e lojtarit.

Bisedimet mes klubeve tashmë kanë nisur dhe skuadra e Anglisë së Veriut ka bërë tashmë një ofertë fillestare.

Oferta e Newcastle mësohet se ishte përfshirë në planin e fizibilitetit që Barcelona paraqiti në Ligë pak ditë më parë.

Institucioni i kryesuar nga Javier Tebas duket se i ka dhënë dritën jeshile këtij plani, në kuadër të “Fair Play-in Financiar”.

 

The post E kërkon Newcastle, Barça gati ta shesë brazilianin appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK