Connect with us

Lajme

Dugolli ia dërgon një shkresë Prokurorit të Specializuar, kërkon hetim për Masakrën e Dubravës

Publikuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ia ka dërguar një shkresë ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, duke theksuar se ky i fundit ka juridiksion të plotë për hetimin e Masakrës së Dubravës.

Dugolli diçka të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se në shkresë ka përfshirë tri vendime të lëshuara nga vetë Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Insajderi.

“Sot prap i kam dërguar në shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në tri vendimet e lëshyara nga vetë Gjykatës Speciale, se i takon jurisdiksionit lëndor. Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës. Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokuori i specializuar ka jurisdiksion të plotë për ta hetuar këtë rast”, thuhet në njoftimin e tij.

Deputeti i VV-së ka thënë se si i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, s’do të rresht së kërkuari drejtësi. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK