Lajme
“Do të trokas në secilën derë”, Lutfiu deklarohet pasi u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Nevzad Lutfiu është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar sipas marrëveshjes së subjekteve politike në Luginën e Preshevës, pas zgjedhjeve të KNSh-së, të mbajtura më datën 7 maj 2023.
Ai përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se do të punoj për realizimin e interesave e shqiptarëve të Luginës.
“Nga sot përfundon oponenca politike për mua dhe të gjithëve ju konsideroj të njejtë. Do të trokas në secilën derë ku mund të realizohen interesat e shqiptarëve të Luginës. Një mesazh për ata që më kanë mbështetur pa rezerva deri në këtë moment, mos më lejoni të gabojë dhe nëse gaboj, mos mi arsyetoni gabimet“, tha ai.
Ndërsa përmbylli njoftimin e tij me një thënie të Pjetër Bogdanit, i cili thotë: “Fati i popullit tim është fati im”




















